Makthi për një vajzë/ I publikuan fotot dhe numrin në një faqe me njoftime për shërbime seksuale

Një e re në Athinë ka rënë pre e keqpërdorimit të të dhënave personale, pasi një person i panjohur publikoi fotot dhe numrin e saj të telefonit në një faqe me njoftime për shërbime seksuale.

Ajo e kuptoi çfarë kishte ndodhur pasi nisi të merrte telefonata dhe mesazhe nga persona të panjohur. Pas denoncimit, njoftimi u hoq pas rreth tri ditësh, por kopjet ishin shpërndarë edhe në tri platforma të tjera.

E reja ka kërkuar fshirjen e të gjitha publikimeve dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë për identifikimin e autorit, si dhe kundër platformës ku u publikua fillimisht njoftimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?