Mali i Zi, merr ftesën formale për në NATO
Një lajm i mirë ka ardhur për Malin e Zi, formalisht ftohet që të nisë procesin e anëtarësimit. Sipas shefit të diplomacisë malazeze Igor Lukshiq, vendi ka marrë sot letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me të cilën Mali i Zi, formalisht ftohet që të nisë procesin e anëtarësimit në NATO.
Ministria malazeze e Punëve të Jashtme dhe e Integrimeve, krahas ka theksuar se negociatat për anëtarësim do të zgjasin disa muaj. Sipas të gjitha procedurave dhe sigurisht pas negociatave, Mali i Zi dhe NATO do të duhej që të nënshkruajnë protokollin e anëtarësimin të vendit, në Aleancën ushtarake Veriatlantike. Statusi i anëtarit të plotfuqishëm në NATO Mali i Zi mund ta arrijë nga një deri në një vit e gjysmë.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

