Mali i Zi: Shqipja gjuhë zyrtare në komunat me 5% shqiptarë
Bota E Mërkurë, 28 Prill 2021 15:23
Ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë.
Sipas autoriteteve malazeze, gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar.
Kjo përbën një hap të madh në drejtim të avancimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.
KOHA JONË SONDAZH

