Mali i Zi tronditet nga arrestimet e politikanëve, 13 në pranga
Një valë e gjerë arrestimesh për politikanë, ka tronditur së fundmi Malin e Zi, mjaft prej tyre me influencë janë ndërmjet 13 personave të prangosur së fundmi në këtë shtet, me dyshimin për korrupsion në shkallë të gjerë.
“Ka arsye për të besuar se të dyshuarit kishin formuar një sipërmarrje kriminale për përfitimin në mënyrë të paligjshme të pasurive”, deklaroi prokurori Milivoje Katniç në një konferencë shtypi.
“Ata i kanë planifikuar veprimet e tyre prej një kohe të gjatë… me role dhe detyra të përcaktuara qartë”, theksoi ai.
Ata janë të dyshuar për manipulim të lejeve të ndërtimit, që kanë shkaktuar miliona euro humbje në buxhetin e shtetit malazez.
Lazar Ragjenoviç, kryetari i bashkisë së Budvës, zona më e njohur turistike e vendit, si edhe administratorja e qytetit, Milena MaroviçBogdanoviç ishin në mesin e të ndaluarve.