Mali i Zi: Turistët nga Shqipëria dhe rajoni jo test për Covid-19 dhe as certifikatë vaksinimi

Mali i Zi ka njoftuar se hyrja e qytetarëve të rajonit në këtë vend mbetet i pakushtëzuar dhe se nuk do të kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e Covid-19 apo certifikatën e vaksinimit.

Hyrja e pakushtëzuar vlen për banorët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për qytetarët malazez që udhëtojnë nga këto vende.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, kufizimet në qarkullim vlejnë për të gjitha vendet tjera, përveç atyre të rajonit ku përfshihet edhe Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse një person nuk ka asnjë nga këto katër dëshmi (vaksinimin me një ose të dyja dozat, një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se e ka kaluar COVID-19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë), ai dërgohet në një izolim katërmbëdhjetë ditor që mund të përfundojë pas ditës së gjashtë të hyrjes në Mal të Zi përmes një testi PCR negativ”, tha drejtori i Institutit, Igor Galiq.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?