“Mami, a do të vdes?”, thirrja e vogëlushit me koronavirus prek gjithë botën

Koronavirusi ka provuar tashmë që nuk prek vetëm të moshuarit apo të sëmurët, por edhe të rinjtë dhe fëmijët.

Thirrja e dhimbshme e këtij vogëlushi me koronavirus ka prekur mijëra zemra. Bëhet fjalë për një 5-vjeçar të prekur me virusin vdekjeprurës, i cili pyet të ëmën nëse do të vdesë, pasi shtrohet në spital.

Lauren Fulbrook, 30 vjeç, nga Bromyard, Worcestershire, tha që shëndeti i djalit të saj, Alfie, ra menjëherë kur zhvilloi simptoma përfshirë një temperaturë më shumë se 42 gradë Celsius, halucinacione dhe të vjella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lauren tha se ajo kishte frikë për jetën e Alfie-t, pasi ai qëndronte shtrirë i pafuqishëm në një shtrat spitalor kur e pyeti: “Mami, a do të vdes?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke e quajtur atë “përvoja më e keqe e jetës sime”, ajo shkroi në “Facebook” për të paralajmëruar prindërit e tjerë që edhe fëmijët pa probleme të tjera shëndetësore të mund të preken rëndë nga Covid-19

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?