FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mandati i tij si president, Macron i prerë: Do ta çoj deri në fund

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se synon ta çojë deri në fund mandatin që i është besuar nga populli francez, pavarësisht nga rezultati i votëbesimit të kërkuar nga kryeministri Francois Bayrou më 8 shtator.

“Mandati që më është besuar nga populli francez do të shërbehet deri në fund”, tha presidenti francez gjatë një konference për shtyp në Toulon, në jug të Francës, së bashku me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Duke refuzuar të luante “trillime politike” rreth mundësisë së një tjetër shpërbërjeje të Asamblesë Kombëtare Franceze, pas një humbjeje të mundshme në votëbesim, Emmanuel Macron vlerësoi se kryeministri i tij po përballet me një “sfidë që nuk është e pakapërcyeshme” dhe u bëri thirrje forcave politike të gjejnë “shtigje marrëveshjeje” për buxhetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?