Maqedoni apo Maqedonia e Veriut? Presidentja ia thotë në sy zyrtarit grek: Nuk shkel kushtetutën

“Vazhdimi i dialogut, frenimi nga retorika përçarëse, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare janë thelbësore për ecurinë e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian”. Janë këto fjalët që Ministri i Jashtëm grek, Giorgios Gerapetritis tha në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore të mbajtur në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtari i lartë grek, kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhur me vendet fqinje, përfshi këtu atë me Maqedoninë e Veriut për emrin, çështje e cila në javët e fundit është kthyer në një debat midis Shkupit dhe Athinës. Për Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova liria e shprehjes është e shenjtë duke i rezervuar të drejtën për të përmendur emrin Maqedoni dhe jo Maqedonia e Veriut.

“Së pari, nuk mendoj se po shkel Kushtetutën, nuk mendoj se mospërdorimi i emrit kushtetues siç e shihni ju mund të shkaktojë probleme. Më lejoni t’ju kujtoj si dokumentet e mia, ato që unë firmos dhe ato që posedoj, qoftë pasaporta apo letërnjoftimi, të gjitha dokumentet që dalin nga kabineti, janë me emrin kushtetuese.

Është në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe në kuadrin e Kushtetutës. E ritheksoj se që nga koha e Sokratit e deri në ditët e sotme, unë si qenie njerëzore kam të drejtë të shprehem ashtu siç shprehem, brenda parametrave të lirisë së mendimit dhe shprehjes së lirë të mendimit. Nuk besoj se kjo bie ndesh me Kushtetutën apo të drejtën ndërkombëtare”.

SHKARKO APP