Maqedonia legalizon kanabisin, gati ligji

Maqedonia i hap rrugën ndryshimit të ligjit mbi kontrollin e drogës dhe substancave psikotropike, që do të lejojë përdorimin e prodhimeve të kanabisit për qëllimë mjekësore brenda territorin të saj.

Kështu, raportohet se në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar për Shëndetësi, propozimin konkret për ndryshime ligjore e ka dhënë Stojanço Stojkovski, sekretari shtetëror në ministrinë e Shëndetësisë, duke arsyetuar se pacientët kërkojnë që të kenë mundësi të përdorin produkte natyrale të kanabisit nën mbikqyrje të rreptë, pasi sipas tij, për momentin disa pacientë përdorin produkte të pakontrolluara dhe pa mbikqyrje të dozës.

Nga ana e saj, artia në pushtet, VMRO-DPMNE, përmes Sasho Vasilevskit e ka mirëpritur këtë propozim, duke përmendur rast konkret të një pacienti të sëmurë me kancer nga shkaku i përdorimit të prodhimeve të kanabisit në tregun e zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe LSDM-ja opozitare e ka pranuar këtë propozim, ku Alen Georgiev ka thënë se ky ndryshim duhet të ndodhë sa më herët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?