Mario Draghi fiton çmimin ”Karli i Madh” për shërbimet ndaj Europës

Mario Draghi, ish-kryeministri italian dhe ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, do të marrë çmimin prestigjioz ndërkombëtar ‘’Karli i Madh’’ për shërbimet ndaj unitetit evropian. Bordi i drejtorëve të çmimit vlerësoi 78-vjeçarin për “arritjen e gjërave të mëdha për Evropën me qëllim dhe vendosmëri të palëkundur”. Bordi përmendi raportin e Draghit mbi konkurrueshmërinë evropiane, të botuar në vitin 2024 dhe të emëruar sipas tij.

Ai paralajmëroi se Bashkimi Evropian duhet të bëhet urgjentisht më inovativ ose rrezikon të mbetet prapa fuqive të tjera ekonomike si Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Draghi gjithashtu shprehu kohët e fundit zhgënjim për zbatimin e ngadaltë të rekomandimeve të tij, duke paralajmëruar se dobësitë po rriten.

Fituesit e mëparshëm të çmimit, të dhënë nga qyteti perëndimor gjerman i Aachenit që nga viti 1950, përfshijnë Winston Churchill, papa Françeskun dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e mori çmimin në vitin 2025. Çmimi i ‘’Karlit të Madh’’ u themelua nga qytetarët e Aachen menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?