Mark Rutte: NATO është e pathyeshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se forca kolektive e aleancës e bën atë “absolutisht të pathyeshme”, duke shprehur besim se askush nuk do të guxojë të sulmojë ndonjë vend anëtar të NATO-s. ”Mendoj se kjo na bën të pathyeshëm, absolutisht të pathyeshëm. Dhe pikërisht për këtë besoj se askush nuk do të provojë kurrë”.
Rutte theksoi se Rumania ka qenë një “aleat i palëkundur dhe i vlerësuar”, duke ofruar lidership në rajonin strategjikisht jetik të Detit të Zi. Ai vlerësoi Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë për përpjekjet e përbashkëta për të zgjeruar operacionet e çminimit dhe patrullimit në zonë.
”NATO i merr këto incidente jashtëzakonisht seriozisht dhe ne do të mbetemi vigjilentë. Parandalimi është themeli i mbrojtjes sonë dhe kështu ne po e bëjmë shumë të qartë se NATO është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të bëjë çfarëdo që duhet për t’u mbrojtur”, theksoi Rutte.
Duke iu referuar vendimit të fundit të Washington për të reduktuar praninë e trupave në disa vende të krahut lindor, përfshirë Rumaninë, Rutte minimizoi shqetësimet, duke thënë se rregullime të tilla janë rutinë.
KOHA JONË SONDAZH

