Markle e Harry për herë të parë së bashku në një ceremoni zyrtare

Aktorja Amerikane, Meghan Markle e ndoqi ngjarjen e parë zyrtare si e dashura e princit të Britanisë, Harry, në ceremoninë e hapjes së ngjarjes me karakter garues “Invictus Games 2017” në Toronto të Kanadasë edhe pse ka qëndruar e ulur goxha larg prej tij. 33 vjeçari Harry, i cili është i pesti në radhë për ta trashëguar fronin dhe njihet për angazhimet e tij në fushën e bamirësisë, është parë në këtë ngjarje i ulur afër zonjës së parë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Melania Trump dhe disa fytyrave tjera politike si: presidenti i Ukrainës dhe bashkëshortja e tij, Kryeministri i Kanadasë dhe bashkëshortja e tij, etj.. Lidhja e dashurisë mes princit Harry dhe aktores amerikane, u bë e ditur për publikun në nëntor të vitit të kaluar, kur Harry edhe e lëshoi një komunikate për media, ku u kërkoi gazetarëve dhe fotografëve ta lënë të qetë të dashurën e tij dhe të respektojnë privatësinë e saj. Atëkohë në media flitej se kjo është një lidhje kalimtare për princin, i cili njihet për disa skandale me femra gjatë jetës së tij, por siç duket gjërat po marrin drejtim tjetër. Çifti po duket më i lumtur se kurrë dhe sikur e kanë dërguar lidhjen e tyre në një nivel më serioz, duke i përfshirë edhe familjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?