Marrëveshja bërthamore e Iranit, SHBA refuzon kërkesën e BE
SHBA ka hedhur poshtë kërkesën e Bashkimit Europian për të bërë përjashtime ndaj kompanive europiane në sanksionet e saj kundër Iranit.
Në një letër drejtuar kombeve evropiane, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin kanë deklaruar se SHBA refuzoi apelin për shkak se dëshiron të ushtrojë presion “të pashembullt” ndaj Iranit.
Pompeo nënvizoi në letër se përjashtimet do të bëheshin vetëm nëse ata përfitonin sigurinë kombëtare të SHBA.
Presidenti Donald Trump urdhëroi që t’i ri-imponohen sanksione në maj pas largimit të një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, të cilat ishin gjithashtu pjesë e marrëveshjes për vitin 2015, së bashku me Rusinë dhe Kinën, u zotuan të vazhdojnë të binden me angazhimet e tyre.
Ata thanë se do të punonin dhe të mernin masa për të kundërshtuar efektet e sanksioneve, por kompanitë kryesore evropiane si Peugeot dhe Total kanë shkurtuar përfshirjen e tyre në Iran në mënyrë që të mos rrezikojnë perspektivat e tyre të biznesit në SHBA.
Irani ka thënë se do të qëndrojë në marrëveshje nëse ai ende merr përfitimet ekonomike.
Nga ana tjetër, BE friksohet se miliarda dollarë nga tregtia mund të rrezikohen si rezultat i sanksioneve të reja të Washington.
“Ne do të përpiqemi të vendosim presion financiar ndaj regjimit iranian”, shkruhej në letër, e cila gjithashtu u nënshkrua nga Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, shkruan BBC.
Në letër shtohej se SHBA nuk do bëjë përjashtime për këtë politikë përveç në rrethana shumë të veçanta.
Sanksionet strikte u imponuan në maj pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare e 2015 për programin bërthamor të Iranit.
Zyrtarët e SHBA-së gjithashtu kanë bërë presion mbi vendet e tjera për të ndaluar importimin e naftës iraniane të papërpunuar nga nëntori dhe i kërkoi Arabisë Saudite rritjen e eksporteve të saj për të mbuluar humbjen dhe për të parandaluar përçarje të mëdha të tregut.
KOHA JONË SONDAZH

