Marrëveshja e Brexit e pamundur
Marrëveshja e Brexit është e pamundur, tha një burim për BBC pas një telefonate me kryeministrit anglez Boris Johnson dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Johnson foli me kancelaren Merkel pak orë më parë për propozimet që i bëri BE. Por burimi tha se ajo ia bëri të qartë se një marrëveshje e bazuar në kushtet e kryeministrit britanik ishte jashtëzakonisht e pamundur.
Merkel gjithashtu shtoi se marrëveshja ishte e mundur vetëm nëse Irlanda e Veriut do qëndronte në bashkimin doganor.
“Bisedimet në Bruksel po ngecin, pavarësisht nga fakti se Mbretëria e Bashkuar ka bërë një rrugë të gjatë,”-shtoi burimi.
Një zyrtar qeveritar tha për BBC se BE-ja nuk kishte treguar dëshirë për tu lëkundur në qëndrimet e saj, pasi Johnson dorëzoi propozimet e tij.