“Marrëveshja për paqe”, Pompeo vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Sekretari amerikan i Shetit, Mike Pompeo, arriti në vizitë të paparalajmërar në Kabul, për t’i dhënë shtytje një marrëveshjeje për paqe, që SHBA-ja ka nënshkruar muajin e kaluar me talibanët.

Pompeo do të zhvillojë bisedime me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe me ish-shefin ekzekutiv të këtij vendi, Abdullah Abdullah.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes më 29 shkurt, procesi i paqes ka ngecur, për shkak të trazirave politike dhe mosmarrëveshjeve se kush duhet të jetë president i Afganistanit.

Këtë muaj, edhe Ghani, edhe Abdullah e kanë shpallur veten president, pas zgjedhjeve të kontestuara të shtatorit.

Pompeo pritet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, e cila ka bllokuar nisjen e negociatave për paqe midis Qeverisë afgane dhe talibanëve.

Lufta në këtë vend ka nisur qysh në vitin 2001 dhe marrëveshja midis SHBA-së dhe talibanëve është parë si hapi i parë drejt paqes.

SHKARKO APP