Marrëveshja Turqi-BE, në dy javë 500 të vdekur
Marrëveshja multi-miliardë me Turqinë për zgjidhen e krizës së emigrantëve të Bashkimit Europian (BE) nuk e ka ndalur vdekjen e mijëra azilkërkuesve. Deri në 500 njerëz mendohet të kenë vdekur javën e kaluar në përpjekjen për të kaluar ujërat midis Libisë dhe Italisë, tëklasifikuar si katastrofa më e keqe gjatë vitit të kaluar.
Kontrabandistët u përpoqën për të transferuar me anë të një anije të vogël një numër të madh njerëzisht. Vetëm 41 persona, duke përfshirë tre gra dhe një foshnje, mbijetuan kur u shpëtuan nga një anije tregtare, në Greqi.
Ka një konfuzion fillestar rreth asaj se si shumë njerëz janë mbytur, tha ambasadori i Somalisë në Egjipt duke thënë se 400 njerëz janë mbytur dhe kjo marrëveshje nuk po funksionon. Ndryshe nga shumica e emigrantëve të shpëtuar nga Mesdheu gjatë dy muajve të fundit, asnjë nga të mbijetuarit nuk ishte sirian, por 23 somalezë, 11 Etiopisë, gjashtë egjiptianë dhe një sudanez që vinin nga Afrika se sa nga Lindja e Mesme.
800 emigrantë janë mbytur në muajin prillin në Itali kur marrëveshja e BE-së me Turqinë hyri në lojë që me 20 mars.
Marrëveshja, është një përpjekje për të lehtësuar krizën e emigrantëve, që do të thotë se azilkërkuesit të cilët udhëtojnë nga Turqia në Greqi do të kthehet në Turqi.
Në kthim, shtetasi turk do të udhëtojë pa viza në Europë dhe një sirian nga një kamp i Turqisë do të zhvendosur në Europë për çdo emigrant të kthyer në Turqi.
Vendi ka gjithashtu në duar 3 bilion euro ndihmë.
Burimi: Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

