Marshim madhështor në rrugët e Washingtonit në mbështetje të Palestinës
Një protestë në mbështetje të Palestinës u mbajt përpara Departamentit Amerikan të Shtetit, ku protestuesit e mbledhur shfaqën reagimet e tyre ndaj administratës së SHBA-së.
Në protestë krahas një numri të madh të palestinezëve, turqve dhe amerikanëve dhanë mbështetje edhe grupet hebreje ortodokse. Anëtarja myslimane me origjinë palestineze në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Rashida Tlaib, adresoi fjalë të rënda ndaj Izraelit.
Tlaib tha se praktikat “raciste” si dhe sulmet e Izraelit ndaj civilëve ditët e fundit janë të papranueshme dhe se mbështetja e qeverisë së SHBA-së për Izraelin është kthyer në presion për Palestinën. Mijëra persona mbërritën edhe përpara Shtëpisë së Bardhë nën shoqërimin e sloganeve dhe flamujve palestinezë në duar.
Të tubuarit përpara Shtëpisë së Bardhë mbajtën protestën nën shoqërimin e sloganeve ”liri për Palestinën” dhe me slogane kundër SHBA-së dhe Izraelit. Kreu i organizatës Myslimanët Amerikanë për Palestinën, Osama Abu Irshaid, institucionit organizator të protestës u shpreh se ”E gjithë bota duhet të kundërshtojë praktikat raciste të Izraelit. Është e pamundur që të pranojmë këtë mbështetje që SHBA-ja jep ndaj Izraelit”.