Martin Shkreli refuzon për t’iu përgjigjur pyetjeve në Kongres

Martin Shkreli, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në një seancë të kongresit të fokusuar në politikën e çmimeve të barnave të kompanisë cila i përgatit këto medikamente. Ai ka përmendur të drejtën e tij kushtetuese kundër vetë-inkriminimit. Shkreli është konsideruar si njeriu më i urryer në Amerikë por jo vetëm, shumë figura të njohura të ekranit kanë dalë kundër Shkrelit duke e quajtur këtë veprim të tij, si vrastar për milion njerëz.

Kongresi është duke hetuar 5,000% rritje të çmimit të një ilaçi, i përdorur nga shumë pacientë me SIDA. Por që rritja e çmimit disa muaj më parë nga Shkreli ka shkaktuar zemërim, urrejtje dhe arrestim ndaj tij por ai në kongres u tregua i pa mëshirshëm dhe aspak njerëzor.

 Ai ka refuzuar të përgjigjet por më kryesorja ai ka refuzuar që të ofrojë ndihmën për miliona përdorues të drogës të cilët shpresën e vetme e kanë tek ky medikament, por çmimi i lartë e bën të vështirë blerjen nga ata e përdoruesve të drogave të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

BBC/R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?