Një ushtar tajlandez hapi zjarr duke vrarë shumë njerëz në qytetin e Koratit, raporton BBC.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Jakraphanth Thoma sulmoi fillimisht eprorin e tij dhe më pas hapi zjarr në një qendër tregtare.
Ka raportime se ai ka vrarë 12 persona, kurse ngjarjen e transmetoi live.
Në media janë transmetuar live pamjet e shkëmbimit të zjarrit. Në një video shihet kur ai qëllon mbi një motoçiklist.

https://youtu.be/PvBkC03qwa8
