Masakra, 34 trupa të pajetë në rrugët e kryeqytetit të Burundit
Masakër në kryeqytetin e Burundit. Të paktën 34 trupa janë gjetur të vrarë nëpër rrugët e kryeqytetit të Burundit, gjatë mëngjesit.
Dyshohet se viktimat mund të jenë ekzekutuar, pas dështimit të një grushti shteti, në maj të këtij viti.
Një reporter i BBC-së raportoi se ka parë të paktën 21 trupa në një lagje të Bujumburas, kurse policia ka njoftuar se në pjesë tjera janë edhe 12 trupa tjerë.
Shumica e viktimave janë të djem të rinj dhe janë vrarë me armë zjarri, disa prej të cilëve i kishin duart të lidhura prapa shpinës.
Trupat janë gjetur tri ditë pas sulmit në tri baza ushtarake.
Qetësia nuk është kthyer në Burundi, pas puçit të dështuar në muajin maj mbi protestat lidhur me zgjatjen e mandatit të presidentit të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

