Masakra në Pittsburgh, mblidhen 35 mijë firma kundër vizitës së Trump

Pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi vizitën e presidentit amerikan, Donald Trump, në Pittsburgh pas masakrës në sinagogë, ka reaguar komuniteti hebre. Ky i fundit ka mbledhur 35 mijë firma për të penguar Tramp që të vizitojë zonën, pasi sipas tyre janë politikat dhe fjalët e Trump që nxisin akte dhune në vend.

Më shumë se 35 mijë persona kanë firmosur një letër të hapur të një grupi hebre të Pittsburgh, drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, i cili konsiderohet “jo i mirëseardhur” deri kur të denoncojë nacionalizmin e bardhë. Gjithashtu sipas kërkesës, kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet t’i japë fund sulmeve ndaj minoriteteve, pas masakrës në sinagogën vendore. Shtëpia e Bardhë paralajmëroi vizitën e Donald Trump brenda ditës së martë. Kjo duke injoruar edhe apelin e kryebashkiakut, i cili kishte kërkuar që vizita e presidentit amerikan të organizohej pas varrimit të viktimave.

11 anëtarët e organizatës kombëtare të hebrenjve progresistë shkruajnë ndër të tjera në letër se tre vitet e fundit, fjalët dhe politikat e Trump, kanë inkurajuar një lëvizje nacionaliste të bardhë në rritje. Edhe pse kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi vrasësin si një njeri të keq, dhuna sipas kësaj organizate, është pasoja e drejtpërdrejtë e influencës së tij. Sipas tyre komuniteti hebre nuk është i vetmi grupim që presidenti amerikan sulmon vazhdimisht. Trump ka minuar me qëllim sigurinë e njerëzve me ngjyrë, muslimanëve, anëtarëve të LGBT-së, dhe atyre me aftësi të kufizuara. Sipas asaj që shkruhej në letër masakra në Pittsburgh nuk është akti i parë i terrorizmit që Trump ka nxitur kundër një grupi minoriteti në territorin amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?