Masat e ndalim-qarkullimit, protesta në Itali e Gjermani

Rimbyllja si pasojë e Covid-19, nuk është pritur mirë në Itali e në Gjermani. Situata më e rënduar është regjistruar në Leipzig të Gjermanisë dhe kryeqytetin italian të Romës, ku protestuesit u përplasën me policinë dhe shumë prej tyre u vunë në pranga.

Në qytetin lindor të Gjermanisë u mblodhën më shumë se 20 mijë persona kundër ndalimit të qarkullimit që kanë vendosur autoritetet. Sipas policisë një pjesë e madhe e tyre ishin mbështetës të ekstremit të djathtë.

Protestuesit në Romë dolën në rrugë pas hyrjes në fuqi të masave të reja që përfshijnë ndalimin e qarkullimit prej orës 22:00 të mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. Pak ditë më parë kryeministri Conte nënshkroi dekretin që e ndante Italinë në 3 zona sipas nivelit të riskut për shkak të pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?