Masat ekstreme të Cameron: Të mbyllen xhamitë! Irritohen myslimanë
Masat antiterrorizëm që parashikohet të zbatohen nga ekzekutivi i Cameron në Britaninë e Madhe, janë pritur gjerësisht si negative nga ana e komunitetit mysliman në vend.
Sipas shoqatave dhe organizatave islame në Britani, plani i propozuar nga Cameron është me të meta serioze dhe strategji, si ajo e ndalimit të personave të posaçëm për të hyrë në xhami, sipas organizatës më të madhe të besimtarëve myslimanë në vend, kanë nota diskriminimi makartist.
Vetë kreu i ekzekutivit parashikohet të bëjë publike një sërë masash për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga rreziku i radikalizimit dhe gjithashtu pritet që të mbyllen disa xhami ku sipas organeve qeveritare mbahen dhe takime mes ekstremistëve.
Nga ana tjetër, Këshilli Mysliamn i Britanisë së Madhe ka reaguar ashpër ndaj këtij plani qeveritar, duke pyetur publikisht Kryeministrin e vendit se a ekzistojnë vërtet këto xhami.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit, Shuja Shafi, ngre dyshimin e tij se si propozimet për të ndaluar ekstremistët nga hyrja në xhami dhe nga përdorimi i internetit do të punojë realisht në praktikë.
“Përkufizimi i kujt do të përdotet për të vërtetuar se janë ekstremistë? Ne gjithashtu nuk i mbështesim mënyrat Makartiste të këtij propozimi qeveritar, i cili krijon lista të zeza dhe përjashton njerëz duke i cilësuar si ekstremist” deklaroi për mediat britanike Shafi.