FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masat shtrënguese, Papa: Krishtlindjet më të vërteta

Festat e fundvitit janë tashmë tema kryesore në mbarë botën në lidhje me pandeminë, pasi krerët e shteteve iu frikësohen grumbullimeve të mëdha, gjë që mund të çojë në përkeqësimin e situatës me Covid-19.

Për këtë arsye, pjesa më e madhe e Europës ka shtuar masat, orën policore, madje nuk do të lejojë dhe mbajtjen e meshave brenda në kisha për festën e Krishtlindjeve. E nëse kjo situatë krijon imazhin e festave të zymta, për kreun e Kishës nuk është kështu. Papa Françesku mendon se pavarësisht masave këto do të jenë Krishtlindjet më të vërteta.

“Këtë vit do të kemi masa shtrënguese, por le të mendojmë për Krishtlindjen e virgjëreshës Maria dhe Shën Jozefit; nuk ishte fushë me lule. Sa vështirësi kaluan ata! Besimi, shpresa dhe dashuria, i drejtuan dhe mbështetën në çdo hap”, u shpreh Ati i Shenjtë gjatë një audience për vlerat e Krishtlindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?