Mashtrimi zgjedhor në Gjeorgji? Trump deklarohet i pafajshëm
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump është deklaruar i pafajshëm për rastin e mashtrimit zgjedhor në Gjeorgji. Pasi u deklarua, ai hoqi dorë nga e drejta për t’u paraqitur në gjykatë javën e ardhshme.
“Duke kuptuar të drejtat e mia, unë heq dorë lirisht dhe vullnetarisht nga e drejta ime për të qenë i pranishëm në gjykatë”, thuhet në dokumentin e nënshkruar.
Trumpi ka thyer heshtjen ditë më parë duke u deklaruar nëpërmjet rrjetit social X, pasi iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë. Ish-presidenti amerikan është në mesin e 19 personave të akuzuar për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin amerikan.
Ai ka publikuar fotografinë e arrestimit në X, me mbishkrimin “Kurrë mos u dorëzo”. Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.