Matteo Renzit i dërgojnë një zarf me plumba
Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, është kërcënuar. Lajmi është bërë publik nga anëtarët e partisë së tij, të cilët shprehen se Renzit i është dërguar një zarf me plumba.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjare, por ende nuk dihet se cilët mund të jenë autorët. Vetë ish-kryeministri ka reaguar pas ngjarjes duke falënderuar ata që kanë dhënë mesazhe në mbrojtje të tij. ”Faleminderit të gjithëve. Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim”, shkroi ai në mediat sociale.
Të shumta ishin reagimet nga politikanët italianë për këtë kërcënim. Shumë deputetë e zyrtarë të tjerë kanë dhënë mesazhe pro kryeministrit dhe kanë dënuar aktin e personave që ende nuk janë identifikuar. Matteo Renzi është një nga politikanët më të rëndësishëm në Itali.