May-deputetëve: Përkrahni marrëveshjen time ose rrezikojmë përçarjen
“Refuzimi i marrëveshjes së Brexit do të jetë i rrezikshëm dhe do të çojë në “ndarje dhe pasiguri’.”
Kështu iu është drejtuar kryeministrja Theresa May deputetëve që kundërshtojnë planin e saj të Brexit.
Fjalimi i saj vjen një ditë pasi 27 udhëheqësit e tjerë të BE miratuan kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar në një samit të dielën (25 nëntor).
Kryeministrja tani duhet të bindë politikanët e Parlamentit britanik për të mbështetur marrëveshjen.
Por ministrat e kabinetit pranojnë se May do ballafaqohet me një ‘luftë’ të vështirë. Partia Laburiste, Lib Dems, SNP, DUP dhe shumë deputetë konservatorë vendosën të votojnë kundër tij.
Parlamenti do të vendosë nëse do pranojë ose refuzojë paketën muajin e ardhshëm, në një votim që ka gjasa të jetë më 12 dhjetor.
KOHA JONË SONDAZH

