FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

May: Largohemi nga tregu i përbashkët europian

Britania e Madhe nuk ka ndërmend që të qëndrojë në tregun e përbashkët europian sepse vetë qëndrimi në këtë treg do të zhvlerësonte votën pro daljes nga Bashkimi Europian.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministrja britanike, Theresa May këtë të martë. Megjithatë, ajo tha se Londra sërish do të këmbëngulë për aksesin më të madh të mundshëm në kwtw treg.

“Na duhet një marrëveshje që të mundësojë tregtinë sa më të lirë të mundshme të të mirave dhe shërbimeve mes Britanisë dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Duhet t’u japim kompanive britanike lirinë maksimale të mundshme për të operuar në tregjet europiane dhe të njëjtën gjë edhe atyre të kontinentit në tregun britanik. Por më lini të jem e qartë, ajo që propozoj unë nuk është anëtarësia në tregun e përbashkët”, tha May.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministrja britanike paralajmëroi Bashkimin Europian se ‘reagimet ndëshkuese’ për votën e shkëputjes do të dëmtonin edhe vetë vendet anëtare të BE-së dhe nuk do të shihen si akte miqësie.

Swiss Digital Mobile Reklama

May tha se vendimi për të dalë nga tregu i përbashkët ishte marrë që me votën pro Brexit.

“Prandaj që të dyja palët në referendum e bënë të qartë se një votë për shkëputjen nga BE, do të përkthehej në një votë shkëputjeje edhe nga tregu i përbashkët”, deklaroi ajo.

Në fakt sinjalet se Britania e Madhe nuk mund të zgjidhte tregun e përbashkët pas daljes nga BE u dhanë nga Angela Merkel më herët. Kancelarja gjermane tha se Londra nuk mund të ketë edhe daljen nga BE, edhe qëndrimin në tregun e përbashkët të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?