May: Vonesa e Brexit nuk do të zgjidhë asgjë

Theresa May është shprehur se vonesa e Brexit nuk do zgjidhë asgjë.

Ajo iu drejtua deputetëve se shtyrja e marrëveshjes me BE se nuk do ta zgjidhë situatën.

“Vendimi mbetet i njëjtë, me marrëveshje, pa marrëveshje ose pa Brexit,”-tha kryeministrja britanike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Udhëheqësi i Labour, Jeremy Corbyn  akuzoi May se po mendon pak rreth opsioneve të tjera të Brexit, siç është plani i punës për një bashkim doganor me BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kryeministrja e sulmoi për  refuzimin e Corbyn   për të takuar May dhe se nuk kishte asnjë ide se çfarë do të thoshte politika e tij.

Deputetët po propozojnë plane alternative për marrëveshjen e Kryeministres me BE, duke përfshirë kërkimin e shtyrjes së datës së daljes së Mbretërinë e Bashkuar  nga unioni.

Aktualisht është planifikuar që dalja e Britanisë nga BE të ndodhë në orën lokale 23:00 më 29 mars.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?