Mbajti për 6 vite trupin e pajetë të nënës, djali tregon pse e bëri
Një ngjarje mabakër ka ndodhur në Itali. Opinioni publik është tronditur nga lajmi sesi një 60-vjeçar ka mbajtur për 6 vite me radhë në banesë trupin e vdekur të së ëmës, vetëm për t’i marrë pensionin.
60-vjeçari nuk e denoncoi vdekjen e së ëmës, pasi kishte për qëllim t’i merrte pensionin, që ndër vite kapi një shifër të majme prej rreth 150 mijë eurosh.
Burri i cili nuk ndodhej në shtëpi gjatë bastisjes së policisë, ka pranuar krimin e tij duke shkuar me dëshirën e tij në polici dhe duke u dorëzuar. Ndaj tij tanimë kanë nisur hetimet përkatëse.