Mbesa e Bin Laden: Donald Trump, i vetmi që mund të parandalojë një tjetër ”11 Shtator”

Mbesa e Osama bin Laden i cili njihet gjerësisht si organizator i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, ka thënë së fundmi se Donald Trump është i vetmi president që mund të parandalojë përsëritjen e masakrës famëkeqe në SHBA. Noor bin Ladin, thotë se nëse zgjidhet demokrati Joe Biden një tjetër sulm mund të vijë, pasi të majtët në SHBA ”janë bërë palë” me radikalizmin.

Në një intervistë për ”New York Post”, 33-vjeçarja tregoi se është mbështetëse e vjetër e Trump dhe se mban kapelet e tij ”MAGA”. Nga ana tjetër, ajo fajëson administratën Obama/Biden për lejimin e fuqizimit të ISIS dhe thotë se vetëm Trump mund të ndalojë përsëritjen e ngjarjeve të rënda.

”ISIS ka lulëzuar me administratën Obama/Biden dhe kjo ka bërë që ata të vijnë në Europë. Trump ka treguar e e mbron Amerikën dhe ne nga kërcënimet e huaja, duke mos i lejuar grupet terroriste të godasin. Bin Ladin e lindur në Zvicër thotë se është ”amerikane në zemër” pasi e ka vizituar shpesh vendin me nënën e saj që kur ishte tre vjeçe. Kam qenë mbështetëse e presidentit Trump prej fillimit në 2015. Ai duhet të rizgjidhet, kjo është vitale jo vetëm për Amerikën por dhe për civilizimin perëndimor në përgjithësi. Nëse shikojmë sulmet terroriste që kanë ndodhur në Europë vitet e fundit, shihet që Islami radikal ka depërtuar në shoqëri”.

SHKARKO APP