Mbi 10 mijë fëmijë të emigrantëve janë të zhdukur

Mbi 10.000 fëmijë të emigrantëve, të pashoqëruar janë zhdukur në Evropë, është shprehur agjencia Europol, duke u frikësuar se fëmijët mund të jenë pjesë e një trafikimi seksual ose tregtisë së skllevërve. Zyra e shtypit e Europol konfirmoi shifrat e publikuara në gazetën britanike The Observer.

Shefi i agjencisë Brian Donald tha se fëmijët vulnerabël ishin zhdukur nga sistemi pas regjistrimit nga autoritetet shtetërore pas mbërritjes së tyre në Evropë. “Nuk është e paarsyeshme të thuhet se ne jemi duke kërkuar 10,000 fëmijë”, tha Donald, duke shtuar se 5000 ishin zhdukur vetëm në Itali.

The Observer raportoi se Europoli gjeti prova të lidhjeve midis kontrabandës dhe bandave të trafikimit njerëzor për seks dhe skllavëri. “Nuk janë burgje në Gjermani dhe Hungari, ku pjesa më e madhe e personave të arrestuar janë vendosur në lidhje me veprimtari kriminale përreth krizën emigrantëve,” tha Donald. Mbi një milion emigrantë dhe refugjatë, nga konflikti në Siri, kanë kaluar në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse ata janë të regjistruara ose jo, ne jemi duke folur për rreth 270.000 fëmijë,” u shpreh Donald. “Jo të gjithë ata janë të pashoqëruar, por ne gjithashtu kemi dëshmi se një pjesë e madhe mund të jenë,”. Raffaela Milano,  drejtoresh e programit Shpëto Fëmijët për Italinë dhe Euroën, tha se “të miturit e pashoqëruar që udhëtojnë janë grupi më i cenueshëm i fluksit migrator”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Laura Pappa, Presidente e bamirësisë greke, u shpreh se një grup që shoqëron fëmijët që udhëtojnë pa të afërm, janë ata që “përballen me një fat që është më i keq se ajo e pjesës tjetër të emigrantëve në pritje për t’u zhvendosur”.

The Guardian/Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?