Mbi 100 vrasje, ish-bosi i ”Cosa Nostra-s” del nga burgu: Kërkoj falje, kam krijuar dhimbje

Ish-shefi i mafias italiane, Giovanni Brusca ka shkaktuar reagime të shumta në shtetin fqinj pas daljes nga burgu. I quajtur “vrasësi i njerëzve”, dhe i njohur me pseudonimin “derri”, Brusca, ai ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit të lartë të Italisë antimafia, Giovanni Falcone. Në një rrëfim ekskluzive për median ”Corriere della Sera”, Giovanni Brusca kërkon falje për krimet e tij.

”Mendova dhe vendosa ta jap këtë intervistë: Nuk e di se ku do të më çojë, çfarë do të ndodhë, thjesht shpresoj të kuptohem. Vendosa të bëj këtë gjë për mbyllur’ llogaritë’ edhe me veten time, sepse ka ardhur koha ta tregoj fytyrën time, edhe nëse nuk mundem për arsye sigurie, por thellë brenda meje në qëllimi është për ta bërë atë. Dua t’u kërkoj falje, të gjithë të afërmeve të viktimave , të cilëve u kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trishtim.

Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe t’u jap një shpjegim qoftë minimal shumë peronave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Dhe unë t i kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët për fajin tim kanë vuajtur dhe po paguajnë edhe indirekt për ato që kanë qenë zgjedhjet e mia: së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë gjithmonë denigrohen, përçmohen, kur përkundrazi besoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore. Sepse na lejon t’i japim fund kësaj, Cosa Nostra, të cilën unë e quaj një zinxhir vdekjeje, një fabrikë vdekjeje , as më shumë e as më pak. Një agoni e vazhdueshme”.

SHKARKO APP