FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 18000 vikt*ma, Izraeli pas rezolutës së OKB: L*fta vijon me ose pa mbështetje ndërkombëtare

Numri i viktimave në Gaza ka arritur në 18,608. Informacioni u dha nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, duke përditësuar numrin e ri të vdekjeve që nga fillimi i luftës.

Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetje ndërkombëtare.

“Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetje ndërkombëtare. Një armëpushim në këtë fazë është një dhuratë për organizatën terroriste Hamas dhe do ta lejojë atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit”, deklaroi ministri i Jashtëm Eli Cohen, një ditë pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në favor të një armëpushimi në Gaza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?