FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 200 të arrestuar në Arabinë Saudite për afera korruptive që arrijnë 100 miliardë dollarë

Më shumë se 200 persona u arrestuan në Arabi Saudite në kuadër të një aksioni kundër korrupsionit të paprecedentë që po zhvillohet në mbretëri, që shënjestroi princër, ministra dhe siprëmarrës, njoftuan sot autoritetet suadite.

“Gjithsej janë thërritur 208 persona për hetim, deri tani. Nga këta 208 persona, shtatë janë lënë të lirë. Shtrirja e veprimeve të zbuluara të korrupsionit është shumë e madhe”, njoftoi prokurori i përgjithshëm i mbretërisë në një komunikatë.

“Shumat në total nga këto veprime arrijnë 100 miliardë dollarë në rreth 10 vite”, sipas të njëjtave burime, që flasin për një hetim që ka filluar para tre vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë ngrirë të gjitha llogaritë bankare të të dyshuarve dhe paralajmëruan se të gjitha asetet që janë të lidhura me afera korrupsioni do të konfiskohen në përfitim të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?