Mbi 2,500 viktima nga Covid-19 në Gjermani, presidenti Steinmeier do t’i drejtohet vendit me një fjalim
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier do t’u drejtohet qytetarëve gjermanë në një fjalim televiziv mbrëmjen e sotme për krizën e Covid-19.
Roli i presidentit gjerman është kryesisht ceremonial, dhe zakonisht presidenti i drejtohet kombit vetëm një herë në vit gjatë mesazhit vjetor të Krishtlindjeve.
Në total, 2.544 njerëz kanë vdekur nga virusi në Gjermani. Numri i përgjithshëm i rastevetë konfirmuara që nga fillimi i shpërthimit ka arritur në 117,658 – një rritje prej 4,133 brenda 24 orëve të fundit.
Numri i vdekjeve në Gjermani u rrit me 171 në një ditë,, sipas shifrave të reja nga Instituti Robert Koch, qendra e sëmundjes dhe kontrollit në vend.
Më herët këtë javë, kancelarja Angela Merkel u kërkoi gjermanëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë festës së Pashkëve, megjithë “optimizmin e kujdesshëm” që kufizimet e lëvizjes po ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit.