Mbi 3 mijë të infektuar me Covid, humbin jetën 83 persona në Greqi

Greqia vijon që të ketë një numër të lartë të rasteve të reja me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas statistikave janë konfirmuar të infektuar me Covid 3 421 raste të reja.

Statistikat bëjnë me dije se në orët e fundit kanë humbur jetën 83 persona dhe janë shtruar në kujdesin intensiv 754 pacientë.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 355,448 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 10 487 qytetarë.

SHKARKO APP