Mbi 340 fëmijë janë mbytur në Mesdhe që nga shtatori 2015

Të paktën 340 fëmijë, shumë prej tyre në një moshë të vogël, janë mbytur në Mesdheun Lindor duke u përpjekur për të arritur në Europë, sipas Fondit të Emergjencës të Fëmijëve të OKB-së dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.

Mbi 340 fëmijë kanë vdekur në detin e Mesdheut Lindor që nga shtatori i kaluar, kur familjet e tyre përpoqeshin të udhëtimin nëpërmjet detit për të kërkuar azil në Evropë, tha agjencia e OKB-së.

“Që prej shtatorit të kaluar, më shumë se 340 fëmijë, shumë prej tyre të vegjël, janë mbytur në Mesdheun Lindor. Numri i përgjithshëm i fëmijëve që kanë vdekur mund të jetë edhe më i madh, janë shprehur agjencitë,dhe se  trupat e tyre kanë humbur në det”, u tha në një deklaratë gjatë ditës së sotme nga OKB-ja Agjencia për refugjatë, Fondi i Emergjencës i Fëmijëve të OKB-së dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas agjencive, fëmijët përbëjnë 36 për qind të atyre që kalonin detin. Bashkimi Evropian është duke luftuar për të menaxhuar një krizë të madhe të refugjatëve, me qindra e mijëra njerëz që largohen nga vendi i tyre i cili është në konflikt dhe po shqyen në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Agjencia e kufijve të BE-së Frontex ka regjistruar më shumë se 1.8 milionë kalimeve ilegale të kufirit në Bashkimin Evropian gjatë vitin 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se 3.770 rezultojnë të vdekur duke u përpjekur për të kaluar Detin Mesdhe gjatë  vitin 2015, tha IOM.

Sipas IOM-it, janë mbi 110 refugjatë që kanë ndërruar jetë duke u përpjekur për të kaluar Detin Mesdhe që nga fillimi i vitit 2016, duke e bërë atë vend më vdekjeprurës që nga fillimi i janarit e deri më tani.

Burimi: BCC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?