Mbi 400 emigrantë mbyten në Mesdhe

Tjetër tragjedi në ujërat e Mesdheut. Dhjetëra emigrantë afrikanë  dyshohet të kenë humbur jetën teksa katër anije , në të cilat mendohet se udhëtonin mbi  400 persona, janë përmbysur në detin Mesdhe.

Mësohet se klandestinët ishin nga Somalia, Etiopia dhe Eritrea e po udhëtonin drejt Italisë.

Mediat somaleze raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë vetëm 29 pasagjerë deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pretenduar se anijet e kishin filluar udhëtimin e tyre në Egjipt me destinacion Italinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, roja bregdetare italiane ka shpëtuar një tjetër varkë me qindra klandestinë, në bordin e së cilën u gjetën edhe persona të vdekur.

Ngjarja e rëndë vjen pak orë para një vjetorit të tragjedisë më të madhe në Mesdhe, asaj të 18 prillit të 2015, ku 800 emigrantë të nisur nga Libia u mbytën ende pa prekur brigjet u jugut të Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?