Mbi 415 mijë persona janë vaksinuar në Itali, nga të rinjtë te të moshuarit

Mbi 413 mijë persona janë vaksinuar deri më sot në Itali kundër Covid 19 e 438 750 doza të reja të vaksinës Pfizer Biotech kanë mbërritur gjatë orëve të fundit duke e çuar numrin total të dozave të vaksinës në mbi 1 milionë të shpërndara deri më sot në të gjithë vendin.

253 913 të vaksinuar janë femra e 159 208 janë meshkuj.

Ndër grupmoshat numri më i lartë i të vaksinuarve deri më sot janë nga 50 në 59 vjeç e rreth 118 mijë persona, rreth 90 mijë janë të vaksinuarit nga 40 në 49 vjeç, mbi 71 mijë nga 30-39 vjeç e mbi 6 mijë janë të vaksinuarit nga 60-69 vjec.

Mbi moshën 90 vjeç në Itali janë vaksinuar 7879 persona e 488 të rinj janë vaksinuar nga mosha 16 deri në 19 vjeç.

Sipas kategorive me prioritet në këtë fazë vaksinimi, janë 346 092 punonjësit e strukturave shëndetësore që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer Biotech. 24 338 janë të vaksinuarit që strehohen në strukturat e asistencës për moshën e tretë e 42 691 është numri i personelit mjekësorë i vaksinuar anti covid.

Në të gjithë territorin italian janë ngritur gjithsej 293 qëndra vaksinimi. Numri më i madh i dozave, rreth 154 mijë është shpërndarë në rajonin e Lombardisë, rreth 87 mijë doza janë shpërndarë deri më tani në rajonet Emilia Romagna e Lazio, rreth 82 mijë në Piemonte e rreth 77 mijë në Toskana.

Përqindjen më të lartë të dozave të kryera në raport me numrin e dozave të marrë në dorëzim e kanë rajonet Campania e  Toscana me rreth 59.9% të kryera.

SHKARKO APP