Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 12:02 Erdogan takohet me Pezeshkian në Antalia: Turqia pret COP31, fokusi te qytetet rezistente ndaj klimës Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua të enjten në Antalia me homologun iranian Mesoud Pezeshkian, në margjinat e samitit të OKB-së për klimën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Esmeralda Hasani
  • Protesta studentore
  • Shqipëri-Finlandë
  • Rama në Dublin
  • Sherr në Abu
  • Marshim në Varshavë
  • BB VIP Kosova
  • Kandidati për Tiranën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Esmeralda Hasani
  • Protesta studentore
  • Shqipëri-Finlandë
  • Rama në Dublin
  • Sherr në Abu
  • Marshim në Varshavë
  • BB VIP Kosova
  • Kandidati për Tiranën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbi 50% e amerikanëve s’kanë besim tek media për mbulimin e zgjedhjeve

Bota E mërkurë, 1 Maj 2024 21:40
Mbi 50% e amerikanëve s’kanë besim tek media për mbulimin e zgjedhjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe pse shumë amerikanë thonë se informacionet mbi fushatën zgjedhore të vitit 2024 e marrin nga mediat kombëtare, një sondazh shqetësues zbulon disa probleme serioze që lidhen me besimin ndaj shtypit.

Rreth gjysma e amerikanëve, 53%, thonë se janë jashtëzakonisht, ose shumë të shqetësuar, se organizatat e lajmeve do të raportojnë pasaktësi, ose dezinformata gjatë zgjedhjeve. Rreth 42% shprehin shqetësimin se mediat mund të përdorin inteligjencën artificiale për të shkruar lajmet. Anketa u krye gjatë muajit mars nga Instituti Amerikan i Shtypit, agjencia e lajmeve “Associated Press” si dhe Qendra Kërkimore “NORC” mbi Çështje Publike.

Sondazhi zbulon se 47% e amerikanëve shprehnin shqetësim serioz se organet mediatike do të raportonin mbi lajme që nuk janë konfirmuar ose verifikuar dhe 44% shqetësohen se informacioni i saktë do të paraqitet në një mënyrë të tillë, që favorizon njërën ose tjetrën palë.

Gjysma e amerikanëve thonë se lajmeve për zgjedhjet, gjithmonë ose shpesh, i marrin nga mediat kombëtare, një përqindje që është më e lartë mes të anketuarve më të mëdhenj në moshë. “Niveli i angazhimit është i mirë“, thotë Michael Bolden, drejtor ekzekutiv i Institutit Amerikan të Shtypit. “Gjëja më shqetësuese është se publiku nuk është i sigurt nëse mund t’i besojë informacioneve që merr“, shton ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe përgjegjës për situatën, thotë ai, janë dyshimet tashmë prej vitesh ndaj gazetarëve, që në pjesën dërrmuese janë ‘mbjellë’ nga politikanët. Njerëzit gjithashtu dinë pak rreth mënyrës se si funksionon gazetaria. Sondazhi zbuloi se rreth gjysma e të anketuarve thonë se kanë të paktën një sasi të moderuar besimi tek informacioni që marrin nga mediat kombëtare, ose lokale, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2024, megjithëse vetëm rreth 1 në 10, thonë se kanë shumë besimin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Mund të ketë qenë një kohë, kur njerëzit e njihnin gazetarin, sepse ai jetonte në lagjen e tyre”, tha zoti Bolden. “Mënyra se si industria është shkatërruar, bën që kjo ka shumë më pak gjasa të ndodhë“. Ai thotë se ka një shkëputje në rritje mes organizatave të lajmeve dhe komuniteteve, një çështje që shtypi duhet ta trajtojë, duke ndihmuar njerëzit të dinë se çfarë bëjnë gazetarët e të kuptojnë se ata që raportojnë lajmet, janë miqtë dhe fqinjët e tyre.

Mund t'ju interesojë

Erdogan takohet me Pezeshkian në Antalia: Turqia pret COP31, fokusi te qytetet rezistente ndaj klimës

Erdogan takohet me Pezeshkian në Antalia: Turqia pret COP31, fokusi te qytetet rezisten...

Para 2 minutash
Sulmi i dytë me bombë në makinë në tre muaj: vritet oficeri rus në Shën Petersburg

Sulmi i dytë me bombë në makinë në tre muaj: vritet oficeri rus në Shën Petersburg

Para 3 minutash
Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontr...

Para 1 ore

Rreth gjysma e amerikane në moshë të rritur thonë se i ndjekin nga afër lajmet për zgjedhjet presidenciale, me ata në moshë edhe më të madhe, më të angazhuar. Rreth dy të tretat e amerikanëve të moshës 60 vjeç, ose më shumë, thonë se i ndjekinin me vëmendje lajmet mbi zgjedhjet presidenciale, krahasuar me rreth një të tretën e atyre nën moshën 30 vjeç.

E njëjta prirje vërehet me lajmet mbi zgjedhjet në nivel lokal dhe shtetëror. Ndërsa sondazhi zbuloi se 46% e amerikanëve të moshës 60 vjeç e lart thonë se i ndjekin nga afër lajmet rreth zgjedhjeve lokale dhe shtetërore, vetëm 16% e atyre në moshën 18 deri në 29 vjeç pohojnë të njëjtën gjë. “Po ndërsa ata rriten, a do të kenë interes për lajmet?“. “Nëse atyre nuk do t’u interesojë kjo gjë, çfarë do të thotë kjo për komunitetet lokale e shtetërore?”, pyet zoti Bolden.

Të rinjtë, ata nën moshën 30 vjeç, informohen mbi zgjedhjet nga mediat sociale, miqtë, ose familjarët, po aq sa edhe nga mediat kombëtare, ose lokale, sipas sondazhit. Të rriturit afrikano-amerikanë, si dhe komuniteti amerikano-latin kanë disi më shumë gjasa të shprehin “shumë” besim në besueshmërinë e mediave sociale si burim lajmesh mbi zgjedhjet, krahasuar me amerikanët e bardhë.

Kjo gjë sipas zoti Bolton ka dy anë, në një anë shqetësimin se në mediat sociale ka shumë më tepër dezinformata, por nga ana tjetër përbën një mundësi për mediat tradicionale, që të bëjnë më shumë që raportimet e tyre të jenë të pranishme në këto platforma. Rreth 6 në 10 demokratë thonë se informohen shpesh mbi zgjedhjet nga mediat kombëtare. Sipas sondazhit kjo vlen në rastin e 48% të republikanëve ose 34% të të pavarurve. Republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët dhe të pavarurit të shprehin shqetësimin për informacione të pasakta ose dezinformata në mbulimin e lajmeve mbi zgjedhjet e pritshme. Rreth 6 në 10 republikanë janë të shqetësuar mbi këtë gjë, krahasuar me rreth gjysmën e demokratëve.

Përveç pasaktësive, shumë prej tyre kanë shprehur gjithashtu shqetësime serioze se lajmet zgjedhore përqendrohen shumë tek ndarjet, ose polemikat, ose tek rezultati, se kush mund t’i fitojë e kush mund t’i humbasë zgjedhjet, se kush dominon garën, në vend të problematikave, ose karakterit të kandidatëve.

Shumica e amerikanëve thonë se, në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara mbi zgjedhjet shtetërore dhe lokale të vitit 2024, ata duan që mediat kombëtare dhe lokale të nxjerrin në pah vlerat e kandidatëve, ose pozicionet e tyre të ndryshme mbi çështjet kryesore sociale. Në secilin rast, rreth tre të katërtat e amerikanëve të rritur thonë se do të donin që “shumë” ose “disa”, nga këto tema të mbuloheshin nga organizatat mediatike. Sondazhi, që përfshiu 2,468 individë në moshë madhore, u krye mes datave 21 dhe 25 mars. Marzhi i gabimit është plus-minus 2.9 për qind. /VOA/

Etiketat e lidhura

mediaUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erdogan takohet me Pezeshkian në Antalia: Turqia pret COP31, fokusi te qytetet rezistente ndaj klimës
Para 2 minutash

Erdogan takohet me Pezeshkian në Antalia: Turqia pret COP31, fokusi te qytetet rezistente ndaj klimës

Sulmi i dytë me bombë në makinë në tre muaj: vritet oficeri rus në Shën Petersburg
Para 3 minutash

Sulmi i dytë me bombë në makinë në tre muaj: vritet oficeri rus në Shën Petersburg

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 28 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 32 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.