Mbijetoi 14 orë në Oqeanin Paqësor, mbeturinat “i shpëtuan” jetën

Një marinar i cili ra në det mbijetoi duke u kapur pas një cope mbeturinash deti, ka zbuluar djali i tij.

Vidam Perevertilov kaloi 14 orë në ujë, pasi ra nga anija e mallrave në Oqeanin Paqësor.

52 vjeçari, i cili nuk kishte veshur jelek shpëtimi, e vlerësoi vendimin e tij për të notuar drejt një “pike të zezë” disa kilometra larg si një veprim që i shpëtoi jetën.

“Pika e zezë” doli se ishte një vozë peshkimi, pas së cilës ai u mbajt deri në momentin që e shpëtuan.

“Ai dukej rreth 20 vjet më i madh dhe shumë i lodhur, por ishte gjallë,” tha djali i tij Marat.

Z. Perevertilov është kryeinxhinieri lituanez i Mbështetësit të Argjendtë, i cili po bënte një furnizim midis portit Tauranga të Zelandës së Re dhe territorit të izoluar britanik të Pitcairn.

Ai ishte ndjerë i nxehtë dhe i trullosur dhe doli në kuvertën e anijes për t’u qetësuar.

“Pa e ditur që babai kishte rënë në det, anija kishte vazhduar lundrimin,” tha djali.

Pasi u përpoq të qëndronte në det derisa të lindte dielli, Z. Perevertilov vuri re një njollë të zezë në horizont dhe vendosi të notonte drejt saj.

“Nuk ishte varkë, ishte një copë mbeturinash deti,” tha Marat.

Ekuipazhit të anijes iu deshën rreth 6 orë për të vërejtur se inxhinieri i tyre mungonte dhe në këtë moment kapiteni ktheu anijen.

Sipas raporteve, ekuipazhi përcaktoi vendndodhjen e tij të përafërt duke parë regjistrat e punës së Z. Perevertilov, të cilat treguan se ai ishte për herë të fundit në bord në 4 të mëngjesit. Koordinatat e anijes në atë kohë ishin rreth 400 milje detare në jug të Ishujve Austral të Polinezisë Franceze.

Avionët e marinës franceze u bashkuan në kërkim nga Tahiti dhe shërbimi meteorologjik i Francës studioi erërat për të llogaritur modelet e mundshme të lëvizjes.

Por do të ishte anija e tij që do ta gjente në fund.

Kur z.Perevertilov  pa anijen e tij në horizont bërtiti :“Mrekulli.”

Një nga pasagjerët e anijes dëgjoi britmat e dobëta njerëzore.

“Vullneti i tij për të mbijetuar ishte i fortë. Unë ndoshta do të isha mbytur menjëherë,” tha djali i tij.

SHKARKO APP