Mbipopullimi në burgun e Meksikës shkaktoi 49-të vdekje 

Më 11 shkurt, burgu Topo Chico në Monterrey të Meksikës përjetoi një sulm fatal, duke lënë 49 të burgosur të vdekur. Sulmi besohet të jetë mes kartelit Zetas dhe kartelit të Gjirit. Ky është incidenti më vdekjeprurës në një seri të trazirave që kanë ndodhur në burgjet në Meksikë gjatë disa viteve të fundit.

 Hidhni një sy burgut Topo Chico pas trazirave vdekjeprurëse, ku 49 të burgosur mbetën të vdekur, ndërsa 12 u plagosën rëndë. Shumë burgje në Meksikë janë të mbipopulluara. Kjo sjell dhe konflikte midis vetë të burgosurve, ata sulmojnë njëri-tjetrin me thika, dhe objekte të tjera të tilla; si shishe qelqi dhe karrige. 86 thika janë përdorur për gjatë sulmeve në burg.

Gjithashtu, në vitin 2011, kreu i sigurisë u gjet i vdekur dhe i gjymtuar dhe ende përgjegjës për sulmin nuk ka. Ja disa foto të jetës në burg, pas sulmit dhe para tij!

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimi: Business Insider/Përshtati: Redjon Shtylla

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?