FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mbretëresha” greke e trafikut kapet me 392 kg kanabis

Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të kanabisit, në krye të së cilës qëndronte një grua greke 42 vjeçare, banuese në zonën e Atikës në qarkun e Athinës.

Sipas gazetës greke “Protothema”, ajo ishte truri i trafikut të një sasie prej 392 kg kanabis të papërpunuar, sasi e cila u sekuestrua të dielën në Arta. Në pranga përfunduan edhe dy shqiptarë, transportues të drogës.

Sipas gazetës greke, gruaja ka koordinuar transportin dhe ka siguruar makinat private për transportimin e drogës, ndërsa ka paguar dy shoferët shqiptarë të moshës 32 dhe 44 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy makinat ishin vjedhur në zonë më 10 shtator dhe 7 dhjetor të vitit të shkuar dhe se përgatitja e trafikut të drogës ishte bërë prej kohësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta shkruan se ende nuk dihet se si makinat nuk janë identifikuar nga policia gjatë transportit të drogës, megjithëse dokumentet e tyre ishin thuajse identike. Hetimet po zhvillohen edhe nga skuadra e antidrogës së Athinës pasi besohet se rrjeti është më i gjerë për të identifikuar anëtarët e tjerë të grupit.

Tre të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Artës. Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, import dhe transportim droge nga Shqipëria. Gjashtë telefona celularë janë konfiskuar për të cilat është kërkuar zbardhja e tabulateve telefonike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?