Mbyt të dashurën në mënyrë makabre, krimi nxit protesta
32-vjeçari Cemal Metin Avci nga Turqia, ka pranuar vrasjen e të dashurës aktiviste feministe Pinar Gultekin në rastin që ka tronditur vendin dhe ka nxjerrë njerëz në rrugë. Ata kanë dalë në protesta të forta.
Protestat për vdekjen makabre të Gultekin kanë bërë që autoritetet të përshpejtojnë hetimet, duke arrestuar dhe vëllanë e të akuzuarit, pasi ishte lidhur me çështjen nga të dhënat e rrjeteve celulare.
Vëllai i të akuzuarit ka thene se kishte ndjerë një erë të neveritshme të djegur kur shkoi në biznesin e të vëllait në qytetin e Mentese. I vëllai u justifikua duke thënë se po digjte mish të prishur pasi frigoriferi nuk funksiononte.
Vëllai i autorit i kishte telefonuar anëtarëve të tjerë të familjes dhe tani akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e provave të vrasjes. Pinar Gultekin ishte aktiviste e njohur kundër dhunës ndaj grave në Turqi. Autori i dyshuar Cemal Metin Avci u arrestua më 21 gusht.
KOHA JONË SONDAZH

