FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbytet anija me emigrantë, 7 të vdekur

7 emigrantë humbën jetën kur një varkë u mbyt pranë ishullit grek të Lesbos në Egjeun lindor. Kjo është bërë e ditur Roja Bregdetare Helene.

Mbytja e anijes ndodhi pranë Kepit Korakas, në veri-lindje të Lesbos. Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 31 persona. Sipas mediave greke, trupat e viktimave i përkasin 3 fëmijëve, 3 grave dhe një burri.

Roja Bregdetare pikasi një varkë të gjatë rreth pesë metra, me një numër të madh personash në bord, në zonën detare të “Skala Sykamnias”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varka kishte marrë ujë dhe shumica e atyre që ishin në bord kishin rënë në det. Menjëherë u nis një operacion shpëtimi dhe u shpëtuan gjithsej njëzet e tre të huaj (8 burra, 4 gra dhe 11 të mitur), të cilët u transportuan në portin e Petrës për t’u dorëzuar tek autoritetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?