Mccain kundër Trump, refuzon të mbështesë shfuqizimin e Obamacare

Senatori John McCain ka thënë se ai nuk mund të mbështesë përpjekjet e fundit të republikanëve për të shfuqizuar programin e kujdesit shëndetësor të njohur si Obamacare.

Senatori i Arizonës, që personalisht po lufton me tumorin në tru, tha se ai “nuk mund të votojë me ndërgjegje të plotë” planin e ri që mbështet presidenti Donald Trump.

Zoti McCain e konsideroi si të gabuar miratimin e një legjislacioni kaq të gjerë pa kontributin e demokratëve. Kjo është hera e dytë që ai pengon lidershipin e Partisë Republikane lidhur me këtë çështje, duke i dhënë një goditje ndoshta fatale planit të ri të presidentit Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur nga Alabama, Trump dënoi republikanët të cilët nuk mbështesin legjislacionin e ri duke thënë se ata nuk kanë guxim të votojnë. Republikanëve ju duhen 50 vota në Senatin me 100 vende për të kaluar me sukses planin e ri te presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundërshtimi i senatorit McCain mund të shkatërrojë fushatën 7-vjeçare të konservatorëve për të fshirë programin Obamacare, i cilësuar si një arritje legjislative e ish-presidentit Obama. McCain këmbëngul se një projektligj i tillë kërkon seanca të gjata dëgjimore, debat dhe shumë amendime.

Me Senatorin e Arizonës janë bashkuar edhe disa figura të tjera të republikanëve si senatorët Rand Paul dhe Susan Collins. Edhe të tjerë guvernatorë amerikanë kanë kritikuar procesin e vendosjes së një legjislacioni të ri si të nxituar, të mbështetur gjithashtu nga 16 grupe madhore mjekësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?