Me 34 akuza, por Trump deklarohet i pafajshëm

Ish-presidenti amerikan dhe kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2024, Donald Trump është deklaruar i pafajshëm ndërsa doli përpara gjykatësit Juan Merchan në Manhattan.

Ndaj ish-presidentit rëndojnë 34 akuza për falsifikim të të dhënave të bizneseve për hetimin në lidhje me pagesat e bëra ndaj pornostares Stormy Daniels.

I veshur me një kostum ngjyrë blu të errët dhe një kollare të kuqe, 76-vjeçari Trump, siç raportohet nga mediat, nuk shfaqi asnjë emocion në fytyrë ndërsa përshëndeste një turmë mbështetësish që qëndronin jashtë gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?