Me 50 mijë euro drogë në makinë, kapet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi pas kontrolleve të kryera, 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije mbante në makinë 500 gram kokainë të pastër.

Sasia e drogës ishte fshehur në një zarf brenda makinës, ndërsa lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, kanë çuar në kontroll dhe më pas në zbulimin e kokainës, raporton BalkanWeb.

Siç raportojnë mediat fqinje, sasia e drogës nëse do të dilte në treg, përllogaritej në shifrat deri në 50 mijë euro. Ende nuk dihet se kush mund të ketë qenë destinacioni dhe porositësit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari me vendbanim në Montesilvano, është dërguar në paraburgim dhe pritet të dalë para drejtësisë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?