Me 95% të votave, Bashar al-Assad shpallet fitues i zgjedhjeve në Siri

Me 95% të votave, diktatori sirian Bashar al-Assad ka fituar një mandat të katërt 7-vjeçar si President. Këto ishin zgjedhjet e dyta presidenciale që kur filloi konflikti 10 vjet më parë. Opozita dhe vendet perëndimore i kanë quajtur mashtrim.

Qeveria tha se më shumë se 12,000 qendra votimi ishin ngritur në të gjithë vendin për zgjedhjet e 26 majit. Asadi kandidoi për pozitën e presidentit kundër dy figurave pak të njohura. Për sirinaët që jetojnë jashtë vendit, kutitë e votimit u hapën javën e kaluar në ambasadat e Sirisë, por u kërkohej të paraqisnin një pasaportë të vlefshme e cila duhej të kishte vulën e daljes nga vendi.

Disa vende që kundërshtojnë Asadin bllokuan votimin, duke përfshirë Turqinë dhe Gjermaninë, të cilat mbajnë komunitete të mëdha refugjatësh sirianë. Lufta shpërtheu më 2011 kur protestat kundër Asadit u kthyen në një kryengritje të armatosur si përgjigje ndaj një goditjeje brutale ushtarake të forcave të Asadit. Luftimet kanë lënë gati gjysmë milioni të vdekur dhe gjysmën e popullsisë së vendit të zhvendosur, duke përfshirë më shumë se 5 milion refugjatë jashtë Sirisë.

SHKARKO APP